Gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, janë goditur nga Policia, 8 raste të ndërtimeve të paligjshme, 7 raste të prerjes së pyjeve, dhe 3 rast të gërryerjes së shtratit të lumit Drini i Zi.
Procedohen penalisht 19 shtetas, mes tyre edhe një administrator subjekti.
Sekuestrohet lëndë drusore dhe mjetet që i transportonin.
“Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë 3 javëve të para të muajit Korrik, kanë evidentuar dhe goditur 19 raste. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit: E. M., I. H., A. K., L. D., SH. E., I.GJ., P. Sh., M.K., të gjithë banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.” – njofton policia.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :
R. B., A. H., G.D., banues në Mat, B. L., S. B., R.D., L. L., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin F. M., banues në Dibër, administrator i një subjekti, pasi kishte faturuar shtetasin R. D., për të transportuar lëndë drusore pa dokumentacion të rregullt tatimor.
Kontrollet kanë vijuar edhe për gjatë shtratit të lumit Drin i Zi, ku janë konstatuar dhe proceduar penalisht shtetasit : I. E., Sh. K., N.K., banues në Dibër, pasi me mjetet e tyre eskavator gërryenin në shtratin e lumit, dhe me një mjet kamion e transportonin.