Disa ditë pas arrestimit të dy vëllezërve Muhaj në Fier, të cilët dhunuan hallën e tyre, në pranga ka rënë edhe vëlla i tretë. Policia e Fierit ka arrestuar 21-vjeçarin B. Muhaj, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi kishte kanosur hallën e tij 45-vjeçare, Mirela Brakaj, të tërhiqte kallëzimin.
45-vjeçarja u dhunua nga dy nipërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, 30 vjeç dhe 24 vjeç, dhe e gjitha ka ndodhur për shkak të një prone të përbashkët mes tyre.
Halla jetonte e vetme në banesë, pas vdekjes së bashkëshortit të saj dhe ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj nipërve, por kjo nuk i ka penguar ato që ta dhunonin sërish.
Njoftimi i policisë:Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bën ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim: •Besnik Muhaj 21 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kërcënuar e kanosur për tërheqie të kallzimit, hallën e tij, shtetasen Mirela Braka, 45 vjeçe, kallzim i cili ka çuar në pranga në datë 13.09.2019 dy vëllezërit e tij për dhunë të ushtruar ndaj hallës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosja për të mos kallzuar”. Kujtojme se ne date 15 shtator Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për dy vëllezërit Mariglen dhe Artjus Muhaj, përkatësisht 30 dhe 24 vjeç të cilët u arrestuan pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre Mirela Braka, 45 vjeçe ,e cila ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.
Dy vëllezërit Muhaj u arrestuan ne 13 shtator nga policia e Fierit pasi akuzohen se kanë dhunuar fizikisht hallën e tyre me të cilën kishin një konflikt pronësie. 45-vjeçarja Mirela Braka ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fishekë luftarak.