Dhuna në futboll, Tufa: Nuk pranojnë rezultatin, siç është vendi ashtu është dhe sporti

0
Gjigandi

Duke komentuar rezultatet e kategorisë superiore, gazetari Bashkim Tufa e zhvendosi vëmendjen tek episodi i dhunës ditën e djeshme në ndeshjen mes Tërbunit dhe Egnatias.

I ftuar në Ora Sport, Tufa shprehet se ne nuk e kemi në kulturë të pranojmë rezultatin. Gjithashtu ai shprehet se siç është Shqipëria, i tillë është dhe futbolli.

Tufa: Këto dy ndeshje të sotme besoj se nuk do të ndryshojnë gjë në superiore. Thjesht shtyjnë verdiktet. Brenda kësaj tabloje, ne na mungon ajo kultura e pranimit të rezultatit. Dihet kush ka zbritur nga kategoria dhe dihet kush ngjitet. Si pasojë e kësaj ndodh dhuna që bëhet më e rëndë për faktin se po luajmë në stadiume të boshatisura dhe befas shohim dhunë. Imagjino se çfarë do shihnim në stadiumet plotë. Ne presim që në këtë kohë presim të happen dyert e stadiumeve. Këtyre nuk po u themi dot ndal. Futbolli pjesë e jetës sociale të një vendi. Siç është vendi, është dhe futbolli.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu