Devoll/ Makina tip “Mercedes Benz” perplas te moshuaren, nderron jete ne spital – lajmi fundit

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Devoll, ku një 36-vjeçar ka qëlluar për vdekje me makinë një grua të moshuar, ndërsa kjo e fundit po kalonte rrugën. Policia njofton se pas aksidentit fatal, është arrestuar në flagrancë shoferi i aksidentit V.H 36 vjeç, kurse Gj.H 75 vjeçe u dërgua në spital, por se ka ndërruar jetë. Njoftimi i policisë: Devoll Në vijim të informacionit paraprak datë 29.10.2019, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.H, 36 vjeç, banues në Sul, pasi në rrugën Bilisht-Miras, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen Gj.H, 75 vjeçe, banuese në Poloskë, e cila më pas ka gjetur vdekjen në Spital. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu