Gjermani/ Ministri i Financave bie ne mes te skenes dhe mbetet pa ndjenja – lajmi fundit – lajmi i fundit

0
Gjigandi

Ministri gjerman i Financave, Peter Altmaier, u dërgua me urgjencë sot në spital, pas rënies së tij nga skena e ngritur për folësit e konferencave të mediave dixhitale në Dortmund. Ministri i Financave ishte një nga folësit në konferencë, ndaj dhe është ngritur në skenë për të mbajtur fjalën e tij. Pas fjalimit 20-minutësh, ministri 61-vjeçar u nis të dilte nga skena, por ra poshtë. Ai mbeti pa ndjenja për disa minuta, duke krijuar panik te të ftuarit në sallë, të cilët mbetën të shokuar. Procedurat e konferencës u ndërprenë dhe disa minuta më vonë mbërriti një ambulancë. Peter Altmayer u transportua në një klinikë të Dortmundit. Sapo rifitoi vetëdijen, ministri gjerman falënderoi stafin mjekësor. Ndërsa, gazeta gjermane Bild shkruan se: “Bisedimet e tij të planifikuara me kancelaren Angela Merkel janë shtyrë.”   Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu