Detektivja private: Pas karantine kam më shumë kilentë meshkuj

0
Gjigandi

Detektivja private Shkënda Lili ka folur për profesionin që ajo ka zgjedhur dhe tradhtinë mes një çifti.

Shkënda shprehet se shumica e klientëve kanë qenë femra sepse kanë natyrë dyshuese, por kohët e fundit, as karantinës ka pasur më shumë klientë meshkuj.

Teksa ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” në RTV Ora, ajo ka thënë se femrat janë më të fiksuara dhe dyshojnë më shumë sepse vetvetiu, pasi e kanë këtë mikrobin e dyshimit.

“Por kohët e fundit kanë filluar që meshkujt të vijnë dhe ta heqin atë tabunë se shqiptari është pak i vështirë, të vijë një mashkull në zyrën e një detektivi që të pranojnë se partnerja e tyre t’i ketë tradhtuar. Por tani kanë filluar, sidomos nga karantina e këtej më ka rezultuar që më kanë ardhur më shumë meshkuj në zyrë. Pas karantinës është bërë një shpërthim i paparë domethënë”, rrëfeu Lili.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu