Dështojnë negociatat për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, Alibeaj: PS shkeli marrëveshjen

0
10
Gjigandi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nuk do të mblidhet pasditen e së premtes në selinë blu, ashtu siç ishte planifikuar.

Në një komunikim me gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj njoftoi anulimin e mbledhjes, ku do të diskutoheshin kandidaturat për presidentin e ri të Shqipërisë, ndërsa akuzon socialistët për ndryshim të qëndrimit dhe shkelje të marrëveshjes së arritur dy ditë më parë.

“Partia Socialiste u tërhoq nga marrëveshja për të pasur një president konsensual, i cili duhet të jetë mbi palët,” u shpreh Alibeaj.

“Jeni dëshmitar që ne hartuam një dokument dhe një procedurë. Ju e keni dokumentin dhe keni qenë dëshmitarë. Dje kemi pasur mbledhje të Grupit Parlamentar që duhej të vazhdonte edhe sot. Por ndodhi që sot ka pasur në media një tërheqje nga ana e PS”, tha Alibeaj.

Sipas Alibeajt, PS refuzon të zgjedhë dhe të firmos një nga kandidaturat e opozitës për president, si pjesë e marrëveshjes së propozuar nga PD.

“E përsëris ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsensuale do të ishte jo vetëm garancisë, por një shenjë e fortë që nuk do të kishte lojëra apo shmangie, por nga ana e PS pretendohet që kjo kandidaturë duhet të ketë vetëm firmat tona,. Pra kjo është një tërheqje dhe ne e kemi ditur që PS nuk ka legjitimitetin real”, tha ai.

Shkak për anulimin e kësaj mbledhjeje, është bërë deklarata e kreut të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kishte deklaruar më herët se nuk presidenti i propozuar nga opozita nuk zgjidhet në raundin e dytë e të tretë, Kreu i ri i Shtetit do të zgjidhet nga Partia Socialiste në raundin e katërt.

Ky sqarim i Ballës cilësohet si shkelje e marrëveshjes nga Alibeaj. /abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu