Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij festojnë dhjetë vjetorin e martesës – improvizojnë një fotografi…

0
Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij festojnë dhjetë vjetorin e martesës – improvizojnë një fotografi…
Gjigandi

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, festoi një dekadë të martesës së tij me Priscilla Chan, ndërkohë që rikrijuan një skenë të ngjashme nga dasma e tyre.

Imazhi i shpërndarë prej tij në Facebook, shfaq çiftin shumë të dashuruar duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke buzëqeshur.

“Dhjetë vite të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku. Kemi edhe më shumë aventura”, tha Zuckerberg.

Më vonë, sipërmarrësi miliarder, 38 vjeçar, në seksionin e komenteve, hodhi një imazh të ngjashëm nga albumi i tij i dasmës.

RonaTyra

“Dhe, e njëjta foto nga dasma jonë 10 vjet më parë”, shtoi ai.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan, u takuan në Universitetin e Harvardit dhe filluan të takoheshin në vitin 2003.

Ata u martuan në një ceremoni në maj të vitit 2012.

Foto: Facebook

Zonja Chan, 37 vjeçare, është një pediatre dhe filantropiste. Pas diplomimit në Universitetin e Harvardit, ajo studioi mjekësi në Universitetin e Kalifornisë.

Postimi në Facebook për dhjetë vjetorin e martesës së tyre u bë menjëherë viral, ku disa persona i dërguan urimet më të mira çiftit.

Foto: Facebook

Në dhjetor 2015, Zuckerberg njoftoi lindjen e vajzës së tyre të parë, Maxima Chan Zuckerberg. Në gusht 2017, çifti mirëpriti vajzën e tyre të dytë, August.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu