Deshtimi i negociatave me BE, Rama falenderon SHBA – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Edi Rama falenderon SHBA per reagimin ne lidhje me deshtimin e negociatave te Shqiperise me BE. Kryeministri Rama ne Facebook: THANK YOUđŸ‡șđŸ‡žđŸ€đŸ‡ŠđŸ‡± Departamenti Amerikan i Shtetit mbi “Konkluzionet e KĂ«shillit Europian pĂ«r Zgjerimin” deklaron: Shtetet e Bashkuara mbĂ«shtesin pĂ«rkushtimin e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe ShqipĂ«risĂ« ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Europian. Jemi tĂ« zhgĂ«njyer qĂ« KĂ«shilli Europian nuk njohu pĂ«rpjekjet shumĂ« tĂ« forta pĂ«r reforma tĂ« secilit vend me anĂ« tĂ« njĂ« vendimi pĂ«r tĂ« hapur negociatat pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ«. NjĂ« vendim pozitiv do tĂ« kishte riafirmuar besueshmĂ«rinĂ« e rrugĂ«s sĂ« tyre pĂ«r nĂ« BE dhe do t’i ishte kundĂ«rvĂ«nĂ« vendosmĂ«risht aktorĂ«ve tĂ« huaj dashakeqĂ«s, tĂ« cilĂ«t kĂ«rkojnĂ« tĂ« minojnĂ« vlerat perĂ«ndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin qĂ« KĂ«shilli Europian nuk i tha “jo” as ShqipĂ«risĂ« dhe as MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, dhe as nuk pĂ«rcaktoi kushte tĂ« reja pĂ«r hapjen e negociatave pĂ«r anĂ«tarĂ«sim. ShpresojmĂ« qĂ« KĂ«shilli Europian do tĂ« arrijĂ« konsensus pĂ«r njĂ« vendim pozitiv pĂ«r tĂ« dy vendet kohĂ« pĂ«rpara Samitit BE-Ballkani PerĂ«ndimor verĂ«n tjetĂ«r. Shtetet e Bashkuara do tĂ« mbeten partner strategjik i MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe ShqipĂ«risĂ« teksa vazhdojnĂ« punĂ«n pĂ«r tĂ« forcuar sundimin e ligjit, pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara pĂ«rpjekjet anti-korrupsion, pĂ«r tĂ« zhvilluar ekonomitĂ« e tyre dhe pĂ«r tĂ« luftuar krimin e organizuar. I nxisim tĂ« dy vendet tĂ« mbeten tĂ« palĂ«kundur nĂ« ndĂ«rtimin e shoqĂ«rive transparente, tĂ« bazuara nĂ« rregulla dhe demokratike qĂ« iu pĂ«rgjigjen nevojave tĂ« qytetarĂ«ve. Shtetet e Bashkuara do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« punojmĂ« me partnerĂ«t europianĂ« pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara synimet e pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« stabilitetit dhe sigurisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu