Një e afërme që jeton pranë banesës së familjes Josifi jashtë kamerave tregon për Report Tv detaje të reja.
“Një vit e gjysmë më parë kanë qenë në një sebep familjar. Anisën kisha që në janar 2019 pa e parë. Kur kam shkuar për vizitë në shtëpi, kam ndjerë erën e keqe, e kanë pyetur cfarë është. E ëma më tha, Anisa nuk del se po bën ditët e Zotit, era e keqe vjen se nuk duhet të lahet.
Me Jehovain kanë qenë në Përmet, pasi u vetëvra burri u shkëputën dhe tani merren me një sekt tjetër fetar që praktikonin” tha ajo.
Blera Josifi, ndodhet tek psikiatria në QSUT në gjendje më të qetë.