Deputeti Lefter Maliqi është shprehur kryeministri Edi Rama është drejt fundit dhe se shqiptarët tani janë fokusuar te opozita dhe se sipas tij kanë besim te ajo.
“Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate”, tha Maliqi duke shtuar se:
“Unë e kam thënë se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe është sovrani i kushtetutës, njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë. Meta ka dhënë prova se për interesin e vendit ka dhënë edhe dorëheqjen.
Rama do të marrë goditjen e përqendruar në 25 prill, por shqiptarët nuk mund të presin këtë datë sepse janë të paduruar”, u shpreh Maliqi.