​Deputeti i PD-së, Alizoti: Shqipëria të dalë nga Ballkani i Hapur, mbështetja ndaj Kosovës është…

0
​Deputeti i PD-së, Alizoti: Shqipëria të dalë nga Ballkani i Hapur, mbështetja ndaj Kosovës është…
Gjigandi

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Tomor Alizoti thotë se kryeministri Edi Rama po operon pa Kosovën në politikën e jashtme. Ai thekson se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është shumë e dobët, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Alizoti thekson se Shqipëria duhet të ketë një plan konkret për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e jo të humb kohë për çështje të interesit të Serbisë. Sipas tij, Shqipëria në këto momente automatikisht duhet të dalë nga Ballkani i Hapur.

“Shqipëria në këto momente automatikisht duhet të dalë nga Ballkani i Hapur. Shqipëria në këto momente që humb kohë për çështje të interesit të Serbisë duhet të merret me çështjet e Shqipërisë dhe çështjet e politikës së jashtme Shqiptare. Politika e jashtme është një kapital kombëtar, nuk është një politikë që i përket liderëve të caktuar, por i përket kombit shqiptar. Kosova duhet të sa më shpejt anëtare e NATO-s dhe duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare. Shqipëria duhet të jetë prezentë me plane konkrete, Kosova është më e afërt me e qasshme, por mendoj se ne jemi një vend që kemi në vëmendje politikat rajonale”, thotë Alizoti.

Deputeti opozitar në Shqipëri, thotë se Kosova është një çështje e rëndësishme për interesat e popullit shqiptar.

“(Mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës) Është i dobët, shumë i dobët. I vetmi vend që riarmatoset fuqishëm në Ballkan është Serbia, mjafton të ndjekim model Kroacinë dhe do të ishim mirë, por jemi shumë larg.Qeverinë në Tiranë e ka kapur dëliri i madhështisë së globalizmit dhe është rasti i parë që Shqipëria operon pa Kosovën, pasi në çdo kohë Shqipëria ka qenë në kontakt me Kosovën, pasi Kosova është një çështje e rëndësishmen në interesat e popullit shqiptar”, deklaron ai.

RonaTyra

Bashkëpunimin e kryeministrit Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Alizoti e konsideron si cenim të interesave kombëtare.

“(Bashkëpunimi i Ramës me Vuçiq) Në këtë moment unë e quaj cenim të lartë të interesave kombëtare. Ne duhet të kemi primare interesat shqiptare, jo të Serbisë. Serbia është i vetmi vend, i cili edhe kandidat për anëtarësim në BE që nuk ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë. Madje Zvicra ka thyer neutralitetin e saj, Suedia dhe vendet të tjera”, thekson Alizoti.

Nga ana tjetër, shpreh keqardhje që Kroacia është përpara Shqipërisë në lobim për anëtarësim të Kosovës në NATO.

“Rasti që Kroacia është para nesh është për të ardhur keq, ne duhet të mendojmë të kemi një politikë të jashtme të përbashkët, duhet të kemi një politikë të përbashkët në mbrojtje duke dakorduar sigurisht me aleatët për të siguruar vlerat tona dhe vlerat perëndimore”, thotë ai.

Alizoti së bashku me një delegacion nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë gjatë kësaj jave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu