Plagosën 48-vjeçarin në Tiranë, 15 ditë burg për dy tifozët holandezë

0
13
Gjigandi

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 15 ditor për dy tifozët holandezë, të akuzuar për “plagosje të rëndë” një ditë para ndeshjes Roma-Feyenoord.

Ngjarja në fjalë ndodhi një natë para finales së Conference League mes ekipit të Romës dhe Feyenoord-it holandez.

Dy holandezët goditën me grushte, shqelma dhe karrige 48-vjeçarin, ndërsa më pas përfunduan pas hekurave.

Shtetasit holandez D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin shqiptar A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë. /abc24.al/

24.05.2022, Roma🇮🇹 vs Feyenoord🇳🇱, one Albanian injured after fight https://t.co/Fjy3xrlEmQ#ASRoma #feyenoordrotterdam #hooligans pic.twitter.com/AAWlehmLo1

– Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) May 24, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu