Aksident në rrugën Fushë Krujë – Kamëz, vdes një 82 vjeçare

0
Aksident në rrugën Fushë Krujë – Kamëz, vdes një 82 vjeçare
Gjigandi

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Kamëz.

Rreth orës 08:30, shoferi i mjetit i identifikuar si A.B., humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjerja e  Z. D., 82 vjeçe, e cila ishte gjyshja e dy fëmijëve të mitur që po udhëtonin në mjet. Ata mbetën të plagosur së bashku me drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin G. D., 37 vjeç. Ata ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Paraprakisht bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe lëvizja me shpejtësi. /tch/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu