Kryeministrja finlandeze në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE

0
Gjigandi

Kryeministra finlandeze, Sanna Marin ka marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin, Edi Rama në Tiranë.

Marin tha se Finlanda e mbështet antarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe vendet duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që të ndalojë agresionin rus.

“Dua t’ju falenderoj për mbështetjen tuaj të fortë dhe të qartë. Shqipëria është një mbështetje e vendosur e politikës së dyerve të hapura të NATO. Zëri juaj dërgon mesazh të rëndësishëm për Rusinë. Finlanda dhe Suedia do ta bëjnë aleancën më të fortë. Duhet të intensifikojmë mbështetjen ndaj Ukrainës në mënyrë që ta bëjmë Rusinë të ndalë agresionin e saj. Ne dum të shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE. Duam të mbështesim Shqipërinë për anëtarësimin e saj në BE. Nuk ka marrëdhënie më të thellë mes kombeve përveçse të jenë aleatë”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu