SPAK-u nisi hetimet për lobim, Meta paralajmëron gjyq: Ky sistem do të shkundet nga themeli pas 24 korrikut

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të martë ka paralajmëruar shkundje të themeleve në sistemin e drejtësisë pas 25 korrikut.

Pyetje: A i druheni kallëzimeve të tjera pas artikullit të gazetës austriake për një lobim mijëra euro?

Meta këto i ka konsideruar si absurde dhe se kjo gazetë përgjigjen do ta marrë pas datës 24 korrik. Sakaq shtoi se “Ata që janë në Vjenë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu dhe të tjerët që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku”.

“Këto lajme absurde si vetë personazhet që i njihni të gjithë nuk krijojnë asnjë shpërqendrim jo vetëm nga detyrat e rëndësishme që ka presidenti deri më 24 korrik, por edhe nga angazhimet e z. Ilir Meta duke nisur nga 25 korriku. Gazeta austriake do ta marrë përgjigjen. Kjo është një histori që as nuk ka ekzistuar dhe as nuk ekziston. Ata që janë në Vjenë në kërkim të letrave për azil për t’i shpëtuar drejtësisë këtu dhe të tjerët që janë këtu e vijojnë biznesin e inceneratorëve të vijojnë të bëjnë më të mirën e tyre. Ky është një sistem që do shkundet nga themeli duke nisur nga 25 korriku”, tha ndër të tjera ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu