De Bruyne: Taktikat e Guardiolas janë të papërceptueshme, e vështirë për lojtarët

0
Gjigandi

Kevin De Bruyne ka komentuar se si është loja nën urdhrat e Pep Guardiolas.

Ylli i Manchester City, Kevin De Bruyne, ka dhënë komentet e tij mbi atë se si është të luash dhe të stërvitesh nën urdhrat e Pep Guardiola.

Guardiola njihet si një nga trajnerët më të mirë në botë, dhe shquhet për kërkesat e tij të larta ndaj lojtarëve, sidomos në aspektin taktik.

Këto taktika të katalanit duket se janë shpeshherë vështirë të përceptuara për lojtarët e Man City, përfshirë De Bruyne.

“Mendoj se ka disa raste kur lojtarët vijnë në fillim dhe ai jep shumë shpjegime”, ka thënë De Bruyne.

“Ti i di disa gjëra në fillim, të cilat duhet t’i bësh, por në fillim lojtarët mendojnë “oh, koka ime po shpërthen”, ka shtuar belgu.

Shpjegimet e tij, De Bruyne i ka bërë për yllin e Los Angeles Lakers, Alex Caruso.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu