Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediet e Azerbajxhanit.
Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, është shumë pranë marrëshjes me kombëtaren e Azerbajxhanit për të marrë drejtimin e kësaj të fundit.
Mësohet se De Biasi ka rënë parimisht dakord, teksa lajmi është konfirmuar edhe nga drejtuesit e Federatës së Azerbajxhanit.
Kanë qenë këta të fundit që e kanë kontaktuar italianin, për t’i besuar “timonin” e Kombëtares.
Kujtojmë që në të kaluarën Azerbajxhani është drejtuar nga një emër i madh si ai i Berti Wogts.
Raportohet se sot në mëngjes, De Biasi i ka folur me videokonferencë me drejtuesit e federatës, duke diskutuar projektin të cilin duan t’i besojnë.