Dalin detajet nga ditari sekret i Michael Jackson

0
Gjigandi

Michael Jackson ishte fiksuar me idenë e të qenurit “i pavdekshëm”, sipas një zbulimi të bërë nga gazetari investigativ Dylan Howard të enjten në një libër të ri.

Sipas të dhënave të mbledhura nga ditari sekret i Michael Jackson, Mbreti i popit dëshironte të ishte i “pavdekshëm” si idhujt e tij, Charlie Chaplin dhe Walt Disney.

Gjithashtu ai dëshironte të bëhej “artisti, aktori dhe regjisori i parë multimiliarder” dhe synonte të fitonte rreth 20 milionë dollarë në javë.

Duke menduar se si të mblidhte paratë, Michael Jackson shkroi në ditarin sekret për mundësinë e mbajtjes së koncerteve në me kompaninë Cirque du Soleil dhe nënshkrimin e marrëveshjeve me marka të mëdha si Nike.

Gjithashtu raportohet se ai planifikonte të riprodhonte filmat si 0,000 Leagues Under the Sea dhe The 7th Voyage of Sinbad.

RonaTyra

“Nëse nuk përqendrohem në filma, s’ka pavdekshmëri,”- raportohet se shkroi Jackson në ditar.

Në shënimet e tij, këngëtari shkruante edhe për frikën që kishte ndaj dikujt që dëshironte ta vriste, pasi mendonte se ai donte ta shkatërronte atë.

“Kam frikë se dikush po përpiqet të më vrasë mua,”- shkroi ai në ditar. “Njerëz të këqij kudo. Ata duan të më shkatërrojnë dhe të marrin kompaninë time botuese. Sistemi dëshiron të më vrasë për katalogun tim … Unë nuk po e shes atë.”

Michael vdiq në vitin 2009 në moshën 50 vjeçare po përgatitej për turneun e tij “This Is It”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu