Ndihmës-trajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri është shprehur se kjo çfarë ndodhi në Gjilan, nuk i ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren e Shqipërisë. Curri për mikrofonin e SuperSport Kosovës deklaroi se ndarjen e drejtësisë në derbi ka qenë skandoloze.
“Sinqerisht më vjen keq për FFK-në që i delegon këta gjyqtarë. Kjo që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në Beograd me Kombëtaren e Shqipërisë”.
Pas përfundimit të ndeshjes u krijua një tollovi në fushë, ku futbollistët e Prishtinës së bashku me trajnerin Dallku kërkuan sqarime nga gjyqtarët e ndeshjes.
Ndër ta ishte edhe mesfushori Boshnjaku, i cili me lot në sy kërkonte sqarime nga gjyqtari kryesor i ndeshjes Kreshnik Vula.
Prishtina këtë derbi e përfundoi me një futbollistë më pak në fushë, pasi portieri Visar Bekaj u ndëshkua me kartonë të kuq direkt pas një dueli me Gerhard Prognin e Gjilanit.