Cuculi: Ambiciet e Dritës më shtynë që të vazhdojë kontratën

0
Gjigandi

Pas trajnerit Ardian Nuhiu, FC Drita e Gjilanit, sot, ka njoftuar vazhdimin e kontratës edhe me mbrojtësin e njohur dhe me përvojë, Ardian Cuculi.

Futbollisti 32 vjeçar nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut edhe për dy vite (deri në vitin 2022) do të jetë pjesë e një prej skuadrave më cilësore ne elitën e futbollit të Kosovës.

Për gazetarin Reshat Ibrahimi, Cuculi tregon arsyet zgjatjes së marrëveshjes me Dritën.

“Gjatë këtij viti këtu në Dritë jam ndjerë shumë i vlerësuar dhe i pranuar nga ana e kryesisë, lojtarëve dhe gjithcka që është rreth ekipit të Dritës. Dhe, normalisht që edhe ato ishin të kënaqur me punën time, kështu që më ofruan bashkëpunim, duke më treguar planin dhe synimet që kanë si klub. Në përputhje me këto ambicie vazhduam kontratën edhe për dy vite me shpresë se do të fitojmë sa më shumë trofe”, i deklaron Cuculi gazetarit Reshat Ibrahimi dhe shtoi:

“Serioziteti i kryesisë dhe mënyra se si profesionalizohemi sa më shumë ishin arsyet që unë të vazhdojë, pastaj edhe planet afate gjate të klubit. Shpresoj se unë do ta ndihmojë klubin të fitoj sa më shumë trofe këto vite”, shtoi ai.

RonaTyra

Cuculi falënderon publikun dhe ka një premtim për tifozët Intelektualët.
“E falënderoj publikun për mbështetjen që i japin deri tani ekipit dhe ju premtoj që do të jap maksimumin që bashkë me lojtarët e mi të tjerë t’i gëzojmë sa më shumë duke fituar dhe ngritur trofe’, përfundoi Ardian Cuculi intervistën për gazetarin Reshat Ibraimi.
Në ndërkohë, Drita ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për vazhdimin e kampionatit në Kosovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu