Pas Pjanic, në deklaratën e Maurizio Sarrit për “Sky”, i vjen radha Dybala, tani afër rinovimit me Juventusin: “Ai është një lojtar fenomenal, megjithëse taktikisht është e vështirë të bashkëjetojnë dy lojtarë të ngjashëm (tjetri është Cristiano Ronaldo). Ata mund të bëjnë ndryshimin, por nuk është e lehtë t’i bësh të luajnë së bashku. Sidoqoftë, me këto cilësi teknike dhe fizike ato mund të bëjnë ndryshimin në çdo kohë dhe skuadra duhet t’iu përshtatet atyre në të dyja fazat. Faza difensive kështu mbetet pak bosh, por është një vështirësi e këndshme”.
Rifillimi i kampionatit do të shohë një treshe garuese për titullin: Juve, Lazio dhe Inter: “Me 12-13 ndeshje për t’u luajtur, të gjitha mundësitë janë të hapura. Humbja e pikëve në këtë fazë është shumë e lehtë”. Sarri më pas rikonfirmon dëmtimet që ndikuan në sezonin e Juventusit: “Ne kemi një skuadër të madhe, por për fat të keq, këtë sezon ishte vetëm në letër. Ne patëm lëndime si Demiral, Chiellini dhe Khedira, apo problemet e Rabiot dhe Ramsey. Për pasojë, u përballëm me angazhimet me një ekip më pak konkurrues sesa është vërtet”.