Situata në SHBA dramatike, numri i të infektuarve kapërcen 2 milionë!

0
Gjigandi

Shtetet e Bashkuara po jetojnë ditët e tyre më të errëta.

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shtetet e Bashkuara kapërceu shifrën 2 milionë, ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë thënë se janë duke regjistruar rritje të numrit të të prekurve me sëmundjen Covid-19.
Shteti i Arizonas raportoi një ditë më parë një rekord të numrit të pacientëve, pasi një grup i madh turistësh u panë duke qarkulluar përgjatë një feste të mbajtur në fund të majit. Teksasi, Florida dhe Karolina Veriore, të cilat kanë qenë në mesin e shteteve të para që kanë lehtësuar masat e izolimit, janë po ashtu ndër vendet që kanë raportuar rekord të infektimeve të reja brenda një dite. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 113,000 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA.
Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci i tha Zërit të Amerikës se rreziku nuk ka kaluar dhe se me rihapjen graduale të shteteve amerikane dhe rikthimin në aktivitetin normal, mund të intensifikohen ritmet e përhapjes së infeksionit. Këto të dhëna vijnë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shtuar vëmendjen ndaj rritjes “eksponenciale” të numrit të të infektuarve me këtë virus në Amerikën Latine.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu