Covid-19, mjeku: Korriku do të vazhdojë të ketë rritje të rasteve, të shtohen testimet

0
Gjigandi

E premtja regjistroi shifrat më të larta të të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

90 qytetarë rezultuan pozitiv me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht edhe këtë të premte humbën jetën 3 pacientë.

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, parashikon vijimin e këtij trendi rritës përgjatë muajit korrik, ndaj kërkon edhe shtimin e numrit të testeve.

Alimehmeti: Patjetër do të kemi rritje rastesh, pres që korriku të vazhdojë të ketë rritje të rasteve. Vjen si rrjedhojë e sjelljes dhe hapjes së qershorit. Është shumë e rëndësishme që në këtë moment të kemi njëkohësisht edhe rritje të testimeve sepse ajo do të na tregojë rritjen e vërtetë. Nëse do të rrimë stabël në këto testime që kemi nuk do të gjejmë dot rritjen e vërtetë.

Në një intervistë për Rtv Ora, ai tha se është e nevojshme të nisin testimet sistematike në strukturat spitalore.

RonaTyra

Alimehmeti: Duhet të fillojmë testime sistematike në disa struktura, si strukturat spitalore që ende nuk po ndodh. Edhe pse do të gjejmë më shumë do të bëjmë të mundur ndërprerjen e transmetimit se këta njerëz do të izolohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu