Bundesliga duhet të jetë i pari mes kampionateve të mëdha që do të rifillojë pas ndalesës së detyruar për shkak të emergjencës coronavirus.
Hipotezat mbi datat janë të ndryshme, por edhe mbi protokollin që duhet ndjekur në fushë për të garantuar sigurinë dhe modalitetin e transmetimit të ndeshjeve.
Mes poltiikanëve gjermanë është hedhur edhe ideja e përdorimit të maskave nga futbollistët. Në lidhje me këtë zgjidhje ka folur Dominik Kohr, lojtar i Eintracht Frankfurt, i cili ka thënë për France Football:
“Nuk arrij ta imagjinoj kthimin në fushë brenda një kohe të shkurtër. Duhet një stërvitje dyjavore në grup për të qenë në formë dhe për t’u përgatitur për të luajtur. Besoj se mund të bëhet vetëm nëse na lejohet të stërvitemi 11 kundër 11, përndyrshe do të jetë e çuditshme”.
“Të luajmë me maska? Nuk arrij ta imagjinoj. Sepse, kur luan, vrapon dhe djersin shumë. Maska mund të hiqet, të bjerë. Mund të jetë një pengesë, një problem. Nuk besoj se është e mundur”, ka prfunduar Kohr.