Britania shpiku vaksinën kundër COVID, ambasada jep lajmin: Rezultatet e testimit nuk tregojnë….

0
Gjigandi

Pas lajmit të mirë se vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, e quajtur ChAdOx1 kundër Covid-19, ka dhënë rezultate pozitive, universiteti ka dhënë detaje të tjera sqaruese.

Ka qenë ambasada Britanike në Tiranë ajo e cila përmes një njoftimi bën me dije se Universiteti ka sqaruar se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksinë kundër Covid nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxisin reagime të forta në sistemin imunitar.

“Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se rezultatet e Fazës I/II për testimin e një vaksinë kundër #COVID19 nuk tregojnë shqetësime për sigurinë dhe nxitin reagime të forta në sistemin imunitar. Ky është një moment i rëndësishëm në luftën globale kundër COVID19.

Programi i vaksinave po mbështetet me 84 milion £ nga Qeveria Britanike. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për të zhvilluar një vaksinë për të gjithë”, shkruhet në njoftimin e mabsadës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu