Botë e çmendur

0
Gjigandi

Përreth meje fytyra të njohura
Vende të rraskapitura, fytyra të lodhura
Kthjellen herët për gara ditore
S’shkojnë gjëkundi, s’shkojnë gjëkundi
Lotët e tyre syzet plot ua mbushin
Asnjë grimasë, asnjë ndjenjë
Kokën fsheh se dua ta ndrydh pikëllimin
S’ka të ardhme, s’ka të ardhme

Më duket sa qesharake, më duket po aq e trishtë
Ëndrrat në të cilat vdes, janë më të mirat që kam parë ndonjëherë
Më vjen vështirë t’ua them, se vështirë e pranoj
Kur njerëzit sillen në rreth, është një…
Botë shumë çmendur
Botë shumë çmendur
Botë shumë çmendur

Fëmijët presin ditën kur do të ndjehen mirë
Urime ditëlindjen, urime ditëlindjen
Të shtyrë të ndjehen siç duhet të ndjehet çdo fëmijë
Të ulen e të dëgjojnë, të ulen e të dëgjojnë
Shkova në shkollë dhe isha shumë nervoz
Kush s’më njihte, kush s’më njihte
Përshëndetje mësues më thuaj cili është mësimi për mua
As që më shihte, as që më shihte

Më duket sa qesharake, më duket po aq e trishtë
Ëndrrat në të cilat vdes, janë më të mirat që kam parë ndonjëherë
Më vjen vështirë t’ua them, se vështirë e pranoj
Kur njerëzit sillen në rreth, është një…
Botë shumë çmendur
Botë shumë çmendur
Botë shumë çmendur.

Nga: Roland Orzabal (grupi Tears for Fears, kënga “Mad World”, 1982)
Përktheu: Besnik Hamiti

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu