Blerja e Newcastles afër dështimit, miliarderi arab synon të marrë në dorë skuadrën e madhe italiane

0
Gjigandi

Mohamad bin Salman po has në vështirësi për ta blerë klubin anglez Newcastle United për shumën e 300 milionë funteve.

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, ka shprehur interesim për blerjen e Newcastle, por Liga Premier ende nuk e ka miratuar blerjen e tij.

Kjo ka bërë që atij t’i humb durimi dhe pritet të heqë dorë nga blerja e ‘Laraskave’.

Megjithatë Daily Star shkruan se Mohamad bin Salman nuk do të largohet nga futbolli, pasi synimi i tij është të investojë në lojën magjike.

Roma mund të jetë skuadra e madhe italiane që mund t’i shitet princit arab, pasi presidenti James Pallotta është duke tentuar ta shes klubin.

RonaTyra

Pallotta ka angazhuar bankën amerikane Goldman Sachs për ta shitur klubin dhe kjo bankë ka kontaktuar me princin Mohamed bin Salman.

Pasuria e princit arab arrin në shifrën e 320 miliardë eurove, shumë që asnjë pronar i ndonjë klubi të futbollit nuk e posedon.

Nga ana tjetër klubi italian mund të shitet për shumën e 600 milionë eurove, pasi ndodhet në borxhe të mëdha.

Oferta për ta marrë Romën nën pronësi i ka pëlqyer Bin Salman, pasi bëhet fjalë për një klub më të madh që luan rregullisht në garat evropiane dhe që ka tifozë jashtëzakonisht shumë si në Itali ashtu edhe në pjesën tjetër të botës.

Në rast se Bin Salman do ta blejë Romën, atëherë Giallorosët pritet të jenë skuadra kryesore në tregun e transferimeve ku pritet të sjellin shumë emra të mëdha në Olimpico.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu