Ballkani më në fund fiton, ’89-shin në krizë! Feronikeli triumfon ndaj Llapit

0
Gjigandi

Ballkani nga Theranda pas serisë së barazimeve, gjithsej 4 (2 për pikë e 2 për Kupë), më në fund e gjen fitoren në Superligën e Kosovës në futboll. 

Ballkani në vatër të vet shënon fitore me rezultat 3:1 ndaj Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe e mban hapin në luftë për titullin e kampionit. 

Në minutën e 19-të, Jetmir Topalli kalon në epërsi Ballkanin, por mysafirët shpejt kundërpërgjigjen dhe barazojnë shifrat 1:1. 
Arb Manaj barazon rezultatin nga penalltia pikërisht në minutën e 23-të.  Në 13 minutat e fundit Ballkani  shënon dy herë dhe për fitoren e madhe. 

Në minutën e 78-të, Ermal Krasniqi shënon për 2:1 dhe tre minuta (87’) pa përfunduar takimi Mirlind Daku realizon për fitoren bindëse 3:1. Ballkani është në vend të tretë me 49 pikë, ndërsa Trepça ’89 është në pozitën e nëntë me 27 sosh.

Ndeshja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, mes Feronikelit dhe Llapit nga Podujeva, përfundoi me fitoren  “Niklit” me rezultat 2:1. Në minutën e 7-të, Mevlan Zeka shënon për 1:0 por mysafirët barazuan 1:1 duke iu falënderuar Ymerit në minutën e 19-të.  

RonaTyra

Mevlan Zeka në formë shënon golin e dytë të tij dhe të fitores 2:1 të Feronikelit. Tri pikë të mëdha për djelmoshat e Afrim Tovërlanit, që ende shpresojnë në luftë për titullin e kampionit. 

Feronikeli renditet në vend të pestë me 43 pikë pas 25 jave, ndërsa Llapi është i gjashti me 37 sosh, Drita kryeson me 52 pikë, Prishtina ka 50, Ballkani 49, Gjilani 48 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu