“Bisedimet për herë të parë për Presidentin”/ Vasili sjell në vëmendje procesin në vitin 2012

0
“Bisedimet për herë të parë për Presidentin”/ Vasili sjell në vëmendje procesin në vitin 2012
Gjigandi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës lidhur me negociatat për Presidentin. Deputeti socialist u shpreh sot se kjo është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime për të pasur një President.

Për këtë, Vasili sjell në vëmendje se në 3 qershor 2012, për zgjedhjen e Presidentit u ulën në bisedime Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se mazhoranca vijon të thellojë gropën septike dhe në fund nxjerrin një President që vjen erë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Taulant Balla nga halli i Rames  thau memorjen dhe  çuditi dynjane kur thote per here te pare behen bisedime per presidentin:

RonaTyra

“Është hera e parë që një mazhorancë hyn në bisedime me dakordësinë për të pasur një president që të personifikojë unitetin e popullit”.

Po mire mo Taulant po ne 3 qershor 2012 per te  zgjedhur presidentin harrove qe u takua Berisha, Rama, Patozi dhe Ruçi. Ju vazhdoni thelloni gropen septike dhe nxirrni ne fund nje president qe vjen erë. Per te freskuar kujtesen qe u ka futur ne xhep Rama ja fotot e 3 qershorit 2012.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu