Vizat amerikane 10-vjeçare/ Ambasadorja Kim: Rritja e numrit të aplikimeve solli vonesa në interv…

0
Vizat amerikane 10-vjeçare/ Ambasadorja Kim: Rritja e numrit të aplikimeve solli vonesa në interv…
Gjigandi

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim njofton se pas vendimit për zgjatjen e afatit për vizat amerikane deri në 10 vjet, ka pasur një rritje të aplikimeve.

Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja shkruan se kjo ka sjellë pritje të gjata për intervistat në ambasadë.

Ndër të tjera, diplomatja amerikane u bën thirrje qytetarëve që në raste urgjente, si trajtime mjekësore, vdekje familjare e programe studentore, të aplikojnë për proces të përshpejtuar.

“Pas shpalljes së vizave amerikane 10-vjeçare për shqiptarët dhe lehtësimit të kufizimeve të COVID-it në udhëtime, ka pasur rritje të aplikimeve për viza, gjë që ka sjellë pritje të gjata për intervista. Ne e dimë se kjo është frustruese dhe stafi ynë konsullor po punon fort për të shkurtuar kohën e pritjes. Në raste urgjence të vërteta (për shembull trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afate të caktuara ju lutemi kërkoni proces të përshpejtuar kur të aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në adresën [email protected] PASI të keni bërë kërkesën për proces të përshpejtuar”

– shkruan Kim në Twitter.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu