Klientët nuk janë duke nxituar që të blejnë iPhonë apo iPad, njëjtë sikur para pandemisë, duke bërë që të bie shitja e këtyre produkteve, derisa është rritur në masë të madhe kërkesa për shërbimet e Apple.
Gjatë një prezantimi, Apple ka bërë të ditur se është rritur në masë të madhe biznesi i Apple Store dhe Apple TV +, ndërsa me 13.3 miliardë të arkëtuara vetëm në shërbime, konsideron se ka fituar më së shumti ndonjëherë në një çerek viti.
Të dhënat e kompanisë, bëjnë të ditur se App Store ka përformancë të fuqishme si me shkarkime ashtu dhe me kërkime, derisa kërkesa e madhe ka qenë edhe në Apple Music.
Shërbimet e reja si Apple TV +, Apple Arcade, Apple News + dhe Apple Card vazhdojnë të tërheqin përdorues të rinj, duke ndihmuar në rritjen e përgjithshme qarkullimit në këto shërbime.
Duke pasur parasysh që për momentin popullata është mbyllur në shtëpi, ishte e pashmangshme që përdoruesit e iOS të mos drejtoheshin nga Apple TV + ose App Store për të ndihmuar në kalimin e kohës.