Një grua ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga karroca me rrota ku qëndronte prej kohësh.
Ngjarja vjen nga Kuçova, ku viktima është 62-vjeçarja Beruze Bejdo, nga fshati Kozarë.
Gruaja, me aftësi të kufizuara ishte nxjerrë në ballkon për ajrim, por befas ka rënë nga karroca dhe nga lartësia e ballkonit të shtëpisë private, rreth një metër i lartë.
Dëmtimet e marra në kokë, bënë që gruaja të gjejë vdekjen.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim.