Beyonce ka nënshkruar marrëveshje me “Disney” për tre filma, një vit pasi bashkëpunoi me këtë studio për “The Lion King”.
Beyonce duket se po nënshkruan një marrëveshje shumë të madhe me Disney, studion me të cilën ajo punoi në The Lion King në vitin 2019, shkruan DailyMail.
Këngëtarja e njohur më shumë për hitet “Crazy In Love” dhe “Single Ladies” është afër nënshkrimit të marrëveshjes prej 100 milionë dollarësh për të punuar në tre projekte të reja, sipas një raporti nga “The Sun”.
Konfirmohet se një nga projektet e para do të jetë kolona zanore për “Black Panther 2”, i cili do të publikohet në 2021.
“Disney ka parashtruar një marrëveshje me vlerë rreth 80 milionë funta, e cila do t’ia sigurojë Beyonces tre projekte të mëdha, duke përfshirë vazhdimin e Black Panther,” tha një burim.
Do të ketë edhe dy projekte shtesë.
Burimi shtoi se ajo është personi më i përshtatshëm për “Disney”, pasi ka punuar edhe në një numër projektesh me ta, përfshirë kolonën zanore për “Nala” dhe “The Lion King”.
Thuhet se bisedimet për këtë marrëveshje po vazhdojnë, por tani po hidhen detajet përfundimtare.