Që kur erdhi në jetë, Emi është qendra e vëmendjes së Jonidës dhe Besnikut!
Vogëlushja “ka pushtuar” çdo postim të tyre të fundit, ose pothuajse “çdo postim”, sepse Besniku këtë radhë mendjen e kishte vetëm tek Jonida! Ai ka nxjerrë një foto të moderatores duke kërcyer mbi një pjesë toke që shumë afër ka ujin.
“Jom ka mendoj me e postu vazhimin e këtij momenti. @jonidavokshi çka po thu ti?”.“Hap gojën sa para do”, i është përgjigjur ajo me humor duke u përpjekur gjoja ta korruptojë të mos e postojë. Shakanë e vazhdon Olta Gixhari që i shkruan “Besnik, po e pate me frikë na e kalo se e postojmë ne”! Tani na bëri kuriozë, ka rënë Jonida në ujë apo jo?
Insta