Bertan Asllani paralajmëron rikthimin me këngë në gjuhën shqipe

0
Gjigandi

Këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani, ka kohë që i ka munguar tregut muzikor me projekte të reja.

Ai tashmë prej vitesh është zhvendosur në Turqi, atje ku tashmë ka ndërtuar edhe karrierën e tij profesionale.

Në vendin e lartpërmendur, i njëjti solli disa këngë në gjuhën turke e po ashtu mori pjesë edhe në disa seriale.

Megjithatë, krijuesit i hitit “Kujt i thua xhan” duket se po rikthehet me këngë të re në gjuhën shqipe.

Me anë të rrjeteve sociale ka bërë të ditur se së shpejti lanson projektin e ri që do të titullohet “Fluturojmë”.

RonaTyra

Gjithashtu, në kuadër të projektit me të cilin ka bashkëpunuar edhe me artistin Lindon Berisha, Bertani solli edhe një pjesë të shkurtër në Instagramin e tij.

“Fluturojmë, së shpejti”, ka shkruar ai.

“Kujt i thua xhan”, “E ta kisha dit”, “Akoma të du”, janë disa nga projektet më të pëlqyera të cilat dëgjohen me plot nostalgji nga këngëtari Asllani. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#Fluturojm Coming Soon 💀 @balkanerkan @lindon.b

A post shared by @ bertanasllani on Jun 25, 2020 at 10:00am PDT

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu