Nga “fiksimi” për fëmijët, njohja me gruan, miqësia me Guardiolën, e ardhmja…; i zbulon të gjitha libri “Zidane”

0
Gjigandi

Frederic Hermel, gazetar francez, tregon se në librin e tij “Zidane”, që ka dalë në shitje prej kësaj jave, tregohen edhe gjëra intime të trajnerit aktual të Real Madridit, por të gjitha janë të vërteta.

Zidanes iu ndryshua jeta 19 vite më parë – “E kam takuar Zidane në korrik 2001. Atij iu ndryshua jeta me shkuarjen te Real Madridi. Atje u bë një nga lojtarët më të mirë në botë, u kthye në hero të Real Madridit dhe Francës. Kemi kaluar shumë momente së bashku dhe ishte koha të tregoja Zidane e vërtetë”.

Shqetësimi për fëmijët e tij – “Unë u mahnita nga një anekdotë, që ma tha kur po udhëtoja në të njëjtin avion me Di Stéfano dhe Zidane, pas marrjes së “Topit të Artë”. Po flisnim për jetën dhe ai më tha: Kam një frikë, se fëmijët e mi mund të bëhen idiotë të vegjël. Unë kuptova frikën e një babai super të famshëm, i cili dëshironte t’i mbronte dhe edukonte fëmijët e tij me vlera”.

Historia e tij e dashurisë me Veronique – “Kur e takoi atë, më tha se mund të hidhej nga një ndërtesë për dashurinë ndaj saj. Ai është një njeri në dukje i ftohtë, por në realitet është adoleshent në dashuri”.

Vlerat e tij njerëzore – “Ai hoqi dorë nga 6 milionë euro për vitin e kontratës, që i kishte mbetur si lojtar i Real Madridit. Në vitin 2018, gjithashtu, u largua nga pankina e Real Madridit, duke mos pyetur për paratë. Nëse nuk ndjehet rehat, atëherë ai largohet. Më pëlqejnë vlerat e tij njerëzore, është shumë i drejtë”.

RonaTyra

Trajner më i mirë apo futbollist më i mirë – “Është një nga teoritë e librit tim: Zidane do të jetë më i madh si trajner sesa si lojtar. Ka mjaft kohë përpara si trajner. Ai ka fituar 10 tituj në 4 vite në këtë profesion dhe është vetëm 48 vjeç. Ende duhet të përparojë”.

Jeta e tij si trajner – “Është si e një prifti; i pari mbërrin në “Valdebebas” dhe i fundit largohet që aty. Ai do pushojë pak, pasi të lërë stolin e Real Madridit, dhe do të bëhet trajner i Francës. Zidane dëshiron ta shijojë çdo ditë të punës, i pëlqen të kalojë sa më shumë kohë në “Valdebebas”. I pëlqen shumë të jetë me futbollistët. Derisa të mërzitet me këtë punë, ai do të vazhdojë si trajner”.

Njohës i dhomës së zhveshjes – “Zizou më tha: askush nuk më mashtron dot. Kam 18 vite që kaloj nëpër dhomat e zhveshjes. Unë e di atë që dëshiron futbollisti. Tri ditë shpërqendrimi e vrasin futbollistin. Preferoj një bisedë që zgjat një orë me futbollistët, sesa t’iu jap atyre dy mesazhe në një fjali. Ai ka përvojë të kohës si lojtar dhe nga trajnerët që e kanë stërvitur. Kjo është arsyeja pse anon shumë nga italianët si Lippi, Ancelotti…”

E ardhmja e tij pas Real Madridit – “Në Francë mund të preferonte Marseille. Unë nuk e shoh atë te PSG si trajner. Po, mund të drejtojë klube të tjera me histori, si Juventusi, apo ndoshta Bayern Munich. Sidoqoftë, Zidane kurrë nuk mendon për të ardhmen”.

Marrëdhënia e tij me Guardiolën – “Zidane është njeri i futbollit. Kur po merrte licencën e trajnerit, ai kaloi tri ditë duke parë nga afër stërvitjen e Pep në Mynih. Pra, ka një marrëdhënie shumë të mirë me Guardiolën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu