Berisha: Nje falenderim per presidentin Macron – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Unë nuk e di se cili do të jetë vendimi, që do të merret nesër për Shqipërinë dhe unë e kam shprehur qëndrimin tim për hapjen e negociatave, ndonëse nuk është plotësuar asnjë nga kushtet e një viti më parë.   Por unë dua të falenderoj Presidentin Emanuel Macron, i cili natyrisht, për shqetësime të vendit të tij, vuri gishtin në njerën nga plagët më të tmerrshme të shoqërisë së sotme shqiptare, largimin e mijëra e mijëra shqiptarëve dhe kërkesën e tyre për azil në vendin e tij, çka përbën një problem vërtet serioz për Francën, por që në të vërtetë përbën një fatkeqësi shumë herë më të madhe për Shqipërinë, përbën një hemoragji të tmerrshme shpërbërëse kombëtare, largimin masiv të rinisë dhe vdekjen graduale të së ardhmes së kombit tonë.     Spastrimi masiv etnik i shqiptarëve ka në bazë zbatimin pikë për pikë të doktrinës së Vaso Çubrilloviçit nga Zografi Bis në Shqipëri, politikat shpresëvrasëse, që kanë si qëllim përzënien e shqiptarëve në tërësi dhe të rinjve në veçanti nga Shqipëria.   Një vit më parë, kushti specifik, përvec atyre të Bundestagut që vuri Franca dhe të gjitha vendet anëtare të BE, ishte ulja e numrit të azilkërkuesve. Sot, pas një viti, jo vetëm nuk është plotësuar asnjë kusht nga ato të Bundestagut, por përkundrazi, për shkak të përkeqësimit të gjendjes janë shtuar dy “de facto”, tre kushte të tjera, ndërsa numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Francë është rritur me 25%.   Pikërisht për këtë arsye, Presidenti Macron damkosi dje botërisht politikën e shpopullimit të Shqipërisë nga Zografi Bis duke deklaruar para mediave se: “Kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë proces (është fjala për zgjerimin, shën i imi). Për shembull, kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim, kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.   Kurse Zografi Bis lan duart si Pilati me politikën e vrasjes së shpresës, dëbimit të butë të shqiptarëve nga vendi i tyre duke deklaruar se nuk do ta bëjë “bunker”, Shqipërinë, duke aluduar kohën e etërve të tij mizorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu