Berisha: Nese do te isha akoma kryeminister sot, Shqiperia do te ishte ne BE – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

I pyetur për dështimin e rradhës të qeverisë Rama për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në “Zonë e Lirë”, është shprehur se, nëse ai do të vijonte të ishte në krye të qeverisjes së vendit, sot vendi jo vetëm që do ti kishte hapur negociatat, por do të ishte shumë pranë anëtarësimit, raporton Syri.net. “Po të ishte Berisha në pushtet, sot Shqipëria do të ishte shumë pranë anëtarësimit në BE”, deklaroi i bindur ish kryeministri. “Realizova anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, unë para BE zgjidhja NATO. Miqtë e mi, unë kurrë nuk do ta jepja dorëheqjen, Shqipëria sot do ishte afër anëtarësimit të plotë në BE nëse sot do ishte Sali Berisha. As që mund të mendoja të qëndroja po të pësoja një dramë të tillë, por vendi s’do ta pësonte këtë dramë… Statusin e vendit kandidat e bllokoi Rama me Stephen Fyle, i cili gjeti Ramën dhe bëri kurthin e tre ligjeve. Sa isha unë kurrë ndonjëherë në Shqipëri nuk iu vu kusht krimi i organizuar sepse dihej që luftohej. Shqipëria nuk ngeli në klasë, sivjet është përjashtim nga shkolla”, tha Berisha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu