Berisha: Ndërhyrja e ambasadores Kim ishte personale, do të informojë autoritetet e SHBA-së

0
Berisha: Ndërhyrja e ambasadores Kim ishte personale, do të informojë autoritetet e SHBA-së
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët bëri me dije se do të informojë SHBA-të për ndërhyrjet në politikën e brendshme të ambasadores, Yuri Kim.

Ky reagim i Berishës vjen pasi një ditë më parë akuzoi ambasadoren amerikane se po ndërhyn në vendimmarrjen e gjykatave për çështjen e brendshme të PD-s.

Siç raporton Euronews.al, Berisha u shpreh se, kjo ndërhyrje është qëndrim personal i ambasadores dhe jo një orientim i  vetë SHBA-së.

“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykatësja Blerina Muça që njohur ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

RonaTyra

“Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë”, tha ai.

Berisha bëri këtë deklaratë këtë të shtunë pas votimit për zgjedhjen e kreut të PD në degën numër 2 në Tiranë. /abc24.al/ 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu