Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj gjatë seancës së sotme plenare i propozoi qeverisë që gjatë verës, 2 ose 3 fundjava të vendosë që të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të shtunë të diel.
Sipas Beqajt kjo do të ndihmonte ekonominë dhe do të shmangte fluksin e lëvizjes.
“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë. Pra nëse mund të shpallim tre fundjava, njerëzit mund të programojnë punët dhe prenotimet”, tha Beqaj.