Surfistja australiane e marrë peng e përdhunuar në Indi, ringjall tmerret në libër

0
Gjigandi

Një ish-sportiste australiane ka ringjallur së fundmi tmerret e kaluara duke treguar sesi u burgos dhe përdhunua në një kabinë barke në Indi.

Carmen Greentree me guxim është hapur për makthin e kaluar gjatë dy muajve, që i ndodhi teksa udhëtonte drejt Himalajave për të studiuar në kursin e Dalai Lama.
37-vjeçarja australiane jep dataje të rënda për eksperiencat e tmerrshme në librin e saj ‘Në ndjekje të rrezikshme të lumturisë.’
Ajo tregon aty sesi udhëtimi në Indi në 2004 u kthye në një makth jetësor, kur u mor peng teksa kërkonte ndihmë për të gjetur rrugën drejt Kashmir.
Më vonë ajo u burgos na kabinën e një barke ku u përdhunua vazhdimisht dhe rrihej sa herë që kërkonte të largohej.
“Nuk mendoja se do të shpëtoja ndonjëherë nga ajo barkë, mendoja se do të vdisja aty në një mënyrë apo në një tjetër,” thotë ajo për Daily Mail Australia.
Carmen tregon më tej sesi ka kaluar rininë e saj duke ëndërruar të bënte surf dhe të bëhej kampione e sportit.
Por pasi nuk arriti të kualifikohet për kampionatin botëror në moshën 22 vjeçare ajo nisi një udhëtim shpirtëror në Indi duke kërkuar pushimin e shumëpritur nga sporti.
“U godita shumë nga humbja. Për shtatë vjet të jetës time punova duke dhënë 100 përqind, duke u fokusuar vetëm për t’u bërë kampione e surfit.
Tashmë nëna e tre fëmijëve që jeton në Sydney, thotë se ka shkruar librin e saj për të luftuar demonët e brendshëm që eksperienca e hidhur i ka shkaktuar.
Ajo tregon se edhe një djalë i ri britanik udhëtues është marrë peng në të njëjtën barkë.
Ajo tregon se fillimisht shkoi në Delhi pa plane të caktuar.
“Kisha udhëtuar aq shumë sa që isha mësuar të sajohesha.”
Tmerri i saj nisi kur një i huaj i ofroi ta dërgonte te dikush që mund të rregullonte udhëtimin drejt Dharamshala.
Por në fakt ai bëri që ajo të fluturonte drejt Kashmir ku u prit nga një burrë që i këshilloi se do të ishte më e sigurtë të qëndronte me të.
Ai i tha se duhet të kalonte natën në kabinën e barkës në liqenin Dal, para se të merrte autobuzin për në Dharamshala, ku ajo ishte regjistruar në kursin e manastirit ‘ashram’ të Dalai Lama.
Por pas disa ditë rezistence ndaj burgosësit të saj ajo kuptoi se ishte e bllokuar në barkën e ndyrë.
“Kuptova se ai nuk do të më linte të shkoja. Gjëja më e keqe ishte ta lejoja të merrte atë që donte. Kjo ishte hera e parë që më përdhunoi. Isha tepër e lodhur, nuk rezistoja dot më. E dija që ai nuk do të hiqte dorë. Nuk kam arritur ta numëroj sa herë më ka përdhunuar,” thotë Carmen.
Për më tepër pengmarrësi i saj i tha se barka gjendet në mes të një zone ushtarake dhe nëse tenton të largohet ajo mund të qëllohet nga ushtarët.
“Doja të notoja drejt bregut por isha e tmerruar se nëse me kapte do të më bënte gjëra akoma më të tmerrshme”.
Në barkë ishin gjithashtu prindërit e pengmarrësit, vëllezërit dhe gruaja e tij me beben.
Carmen u detyrua të vishte rroba muslimane dhe të hante me familjen.
Ajo shpëtoi vetëm kur pengmarrësi e detyroi të bënte një telefonatë për t’i kërkua para familjes së saj, çka zbuloi vendndodhjen e saj. Policia erdhi shpejt pas zbulimit duke arrestuar pengmarrësin e një nga vëllezërit e tij.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu