Basha uron deputetët shqiptarë në Maqedoni: Kjo do të kontribuojnë në fuqizimin e të drejtave të tyre

0
Gjigandi

Me anë të një mesazhi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në mesazhin e tij, Basha shkruan se kjo do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, uroj 32 deputetët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e mbajtura në RMV. E kam përcjellë me entuziazëm këtë rezultat historik, me besimin e plotë se pavarësisht rreshtimit politik të mandateve shqiptare në qeveri apo opozitë. Ato do të kontribuojnë në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve në RMV dhe do të garantojnë e konsolidojnë kursin e qartë të RMV drejt standardeve euroatlantike që janë garancia e vetme dhe e sigurt për një Ballkan demokratik,në paqe e të zhvilluar“, ka shkruar Basha në Tëitter.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu