Jorida Tabaku: Familja politike dhe lideret e saj po luajne me hapjen e negociatave me Shqiperine – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Pas zbardhjes së rezolutës së Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e votuar ditën e sotme, dhe që lidhet me hapjen e negociatave me Bashkimi Europian, vjen edhe reagimi i ish-deputetes së PD-së, Jorida Tabaku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se, familja jonë politike, dhe liderët e saj kanë luajtur dhe po luajnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Sipas saj, 9 pikat e Bundestag janë harta që duhet të ndjekë qeveria shqiptare për nisur sa më shpejt negociatat dhe për të mos u kthyer në barrë edhe për vendet e tjera kandidate. Postimi i plotë i Jorida Tabakut: “Përshëndes rezolutën e PE dhe vlerësoj rolin që EPP, familja jonë politike, dhe liderët e saj kanë luajtur dhe po luajnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Rezoluta shpreh qartë që: 1. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvecse reformave dhe meritës në procesin e integrimit Europian. 2. Megjithëse Shqipëria është propozuar 3 herë për hapjen e negociatave fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur. 3. Ka disa vende skeptike të cilat kanë nevojë të shohin rezultate dhe mosbesuesit do të binden vetëm me reforma dhe me arritje konkrete dhe jo me fasada. 4. Hapja e negociatave ëahtë vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë por është mënyra se si të kemi një proces kontrolli, monitorimi dhe mbikëqyrje më të mirë për qeverinë shqiptare. 5. Rezoluta është një përpjekje për të treguar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe jo vetëm gjeografikisht. Ne besojmë se 9 pikat e Bundestag janë harta që duhet të ndjekë qeveria shqiptare për nisur sa më shpejt negociatat dhe për të mos u kthyer në barrë edhe për vendet e tjera kandidate. Opozita është e angazhuar në këtë proces më shumë se qeveria, të cilës me sa duket i mungon vullneti politik!” Në Rezolutën e miratuar sot, Parlamenti Evropian pohon qartë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kërkesat për të hapur negociatat për anëtarësim.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu