Basha: Hapje 100% e listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen

0
Gjigandi

Në fund të takimit të Opozitës së Bashkuar, kreu i PD-së, Lulzim Basha ofroi konsensus për Edi Ramën.

Basha deklaroi se opozita pranon hapjen e 100 për qind të listave për deputetë, me kushtin që formula e koalicioneve dhe e përzgjedhjes së mandateve të mos preket.

Fjala e Lulzim Bashës në lidhje me propozimin e opozitës:

Ne kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të Këshillit Politik, zotin Oerd Bylykbashi dhe zotin Petrit Vasili, që, sa i takon kësaj çështje të paraqesin qenfrimin e Opozitës së Bashkuar si vijon:

Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100 përqind të listave, me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen, por të mbeten kështu siç janë sot dhe, për pasojë, edhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është sot, me formulën aktuale të koalicioneve zgjedhore.

RonaTyra

Ky propozim do të parashtrohet sot në tryezën e Këshillit Politik dhe është i drejtë për më shumë se një arsye. Së pari sepsë nuk mund t’u thuash shqiptarëve ‘po hap listat dhe pjesën fituese ta zgjedhë prapë partia. Psh, në 34 deputetë të Tiranës, i bie që 11 të zjedhë partia dhe 1 apo 2 të zgjedhin qytetarët. Imagjinoni qarqe të tjera si Kukësi, Dibra, Berati, Gjirokatra, ku, realisht, qytetarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare, sepse në ndarjen më optimiste, 1/3-ën e zgjedh partia, që do të thtoë që qytëarët nuk do të kenë mundësi të zgjedhin fare. Pra, do të kemi qytetarë që arrijnë të votojnë për një deputet në mënyrë preferenciale dhe do të kemi qytetarë që nuk votojnë dot për deputetin në mënyrë preferenciale.

Pra, duket qartë që është një mish-mash i gatuar me synimin e vetëm të prishjes së koaliconit opozitar, tentativë që e ka bërë politikisht dhe tani do që ta bëjë me ndryshime të njënashme kushteteuse.

Për këtë të fundit, Opozita e Bashkuar është e qartë, kjo është e papranueshme dhe përbën një kërcënim real, të rëndë për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe, natyrisht për intgrimin europian të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu