Basha: Banorët dhe bizneset në Kamëz në ditët më të zeza të tyre

0
Gjigandi

Banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë.

Sipas Partisë Demokratike, gjatë takimeve me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ata pohuan se ose nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ose ajo është fare e pamjaftueshme, duke i lënë në mëshirë të fatit.
Më tej PD njofton se bizneset dhe qytetarët treguan se varfëria është rritur, numri i atyre që marrin ushqime me listë është rritur dhe se konsumi ka rënë.
“Tani s’kanë mundësi njerëzit, se janë varfëruar. Leku ka rënë”- tha një tregtar mishi në dyqanin pa klientë, ndërsa një tregtar tjetër e shikon problemin tek faturat e larta. “Nuk blejnë njerëzit, sepse të thonë që nuk kanë lekë, “lashë 80-100 mijë lekë drita thotë. Lekët e bukës, lekët e mishit i le për dritat.” E njëjta situatë pa klientë ishte edhe në bizneset e tjera të vogla, me të cilët u takua zoti Basha. “Janë shtuar ata që vijnë e marrin me listë ushqimet, vajin, sheqerin, orizin. Ka raste dhe bananet I marrin me listë me shporesën se do t;I pagujanë kur të marrin rrogën ose pensionin” ‘. “80 mijë lekë paguaj dritat, kam edhe qera, ai na dha vetëm 400 mijë lekë. Po a jetohet 4 vetëm me 400 mijë lekë për 4 muaj?”- shpreh një tregtar.
Duke pohuar se xhiro ka rënë shumë dhe se njerëzit nuk blejnë më si më parë, një zonjë nxori papunësinë tek të rinjtë si një nga problemet madhore. “Kam 3 vajza me nga 2 diploma, me mesatare të mirë, por janë pa punë.”- tha ajo. Edhe një i ri që Kryetari Basha takoi në rrugë, gjatë bashkëbisedimit me të, tregoi padurim se kur do të ndryshojë kjo situatë.
“Qytetari: A ekziston ndonjë fije shprese që të rrimë këtu, të punojmë këtu, të jetojmë këtu?
Lulzim Basha: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, madje për të marrë edhe ata që janë larguar. Ajo që duhet është që burimet e vendit, pasuritë e vendit dhe taksat tuaja dhe të prindërve tuaj të shkojnë për ekonominë dhe të shkojnë për t’ju ndihmuar juve, sepse sot gjithçka po punon për 5 veta
Qytetari: Qytetarët janë lodhur! Pritja ka shkuar aty ku s’mban më. Të gjithë e kanë mendjen për të ikur.
Lulzim Basha: E di, por nuk duhet të ikni. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të ndyshojmë këtu, se kudo që të ikësh, më mirë se këtu në vendin tënd nuk ka. Problemi nuk është Shqiperia, problem është qeveria, është qeverisja e keqe.
Qytetari: Atë e dimë të gjithë po edhe sa duhet? Edhe sa do të presim ne dhe ta durojmë këtë qeveri?
Lulzim Basha: Një orë e më parë. Zullumit po i vjen fundi. Veç të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Institucionet, taksat, buxhetin, ekonominë t’ua kthejmë shqiptarëve. Dhe të jesh i sigurt, kur ta bëjmë këtë, do të ketë shanse për rininë dhe për këdo tjetër. Shanse për punësim, shanse për mirëqenie.”- theksoi kreu i opozitës.

Shkruar nga: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu