Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin “Për tregjet e kapitalit”

0
Gjigandi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin “Për tregjet e kapitalit”.

Sipas shpjegimit të bërë nga Presidenca ky ligj është kthyer për rishqyrtim në Kuvend për shkak të problematikave të mos përmbushjes së parakushteve për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit.

Më tej Kreu i Shtetit arsyeton se është momenti që të reflektohet mbi faktin se, zhvillimi i një tregu të kapitaleve kërkon patjetër plotësimin e parakushteve ku në mënyrë të veçantë, adresimin e standardeve të dobëta të qeverisjes së korporatave.

“Nëse nuk merren masa rregullatore për të adresuar këto problematika, me miratimin e këtij ligji dhe nisjen nga zbatimi të tij, Shqipëria do të përballet me riskun që bursa të jetë spekulative dhe si rrjedhim, jo funksionale. Kjo do të krijonte premisën e rritjes së nivelit të pasigurisë së produkteve financiare apo dhe vet stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit”, deklaron Presidenti.

Gjithashtu Meta në arysetimin e kthimit të këtij ligji në Kuvend sugjeron që ligji duhet të kalojë për mendim edhe pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

RonaTyra

Në përfundim, Presidenti i Republikës shpreh shqetësim “nga mungesa e vëmendjes së deputetëve në shqyrtimin e projektligjeve”.

“Duket qartë se debati parlamentar në drejtim të përmirësimit të propozimeve ligjore ka rënë ndjeshëm. Në mënyrë të përsëritur kam evidentuar një cilësi të dobët të procesit ligjbërës prej deputetëve, sidomos referuar harmonizimit të projektligjeve që shqyrtohen dhe miratohen me normat ekzistuese në fuqi në Republikën e Shqipërisë, e veçanërisht me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, deklaron Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu