Barrett-Wild: Nuk mendoj se ka kuptim të investohen gjithë ato para në sportet e vajzave

0
Gjigandi

Inkurajimi i më shumë vajzave që të aktivizohen në sporte të ndryshme që nga mosha e hershme është pjesë kyçe e tentimit për ta ngritur sportin e vajzave, sipas lojtarëve, trajnerëve dhe administratorëve, pasi që thuhet se investimet te nivelet elitare të sporteve në kategorinë e vajzave nuk janë të mjaftueshme.

Sport England thotë se vetëm 43 për qind e vajzave janë aktive për rreth 30 minuta në ditë, siç rekomandohet, në krahasim me një përqindje më të lartë të djemve. Ky studim gjithashtu gjeti lidhje mes aktivizimit në sport dhe lumturisë e zhvillimit individual të të rinjve.

Ish-basketbollistja angleze Siobhan Prior, e cila ishte mësuese në shkollë fillore më parë, ka thënë se nevoja për t’i arritur qëllimet akademike ka bërë shpeshherë që aktivizimi në sporte të lihet mënjanë.

“Shpesh ka presion mbi mësuesit që nëse ka një hapësirë të lirë për edukatë fizike ose diçka të tillë për rritje individuale, shpeshherë ajo reduktohet për shkak se fokusi është në testet. Kjo është njëra ndër arsyet pse e lashë punën si mësuese”, ka thënë Prior.

“Por, sporti s’ka të bëjë vetëm me vrapime dhe djersitje, me të qenët i hollë apo humbje kalorish; sporti i thyen barrierat, ndihmon në përvetësimin e aftësive që të duhen në jetë dhe i motivon njerëzit për të bërë edhe gjëra të tjera”.

RonaTyra

Prior, që tani është drejtoreshë në akademinë e basketbollit në Nottingham, e theksoi se investimi në ambientet është një tjetër element i rëndësishëm për t’i mbajtur adoleshentët të aktivizuar në sport.

“Ambienti i dedikuar veçanërisht për klubin tonë e ka ndryshuar shumë perspektivën e fëmijëve pasi që tani ne mund t’ua ofrojmë atyre një sistem përkrahës rreth vetes”, shtoi Prior.

Kampionia e boksit Stacey Copeland, e cila punon në një shkollë të mesme në Mançester, ka bërë thirrje që lënda e Edukatës Fizike të jetë njëra ndër lëndët kryesore në programet arsimore dhe ka kërkuar që vajzat t’i kenë të njëjtat opsione si djemtë.

“Shuma vajza nuk duan t’i bëjnë ushtrimet gjatë lëndës pasi që janë të veshura me funde me pala dhe bluza me mëngë të shkurta. Kështu që le t’i heqim barrierat, t’u ndihmojmë atyre të ndihen më rehat dhe ta theksojmë aspektin social të këtyre aktiviteteve”, ka thënë Copeland.

Beth-Barrett-Wild, që është trajnerit e ekipit të kriketit Women’s Hundred, e ka nisur së fundi një projekt me qëllimin “për ta dëshmuar se di mund të kalosh nga një vajzë pesëvjeçare me një shkop dhe një top për herë të parë deri te të qenët Heather Knight e ardhshme”.

“Nuk mendoj se ka kuptim të investohen gjithë ato para në sportet e vajzave në nivelin elitar pa pasur investime në fillimet e tyre. Duhet fillimisht të aktivizohen vajzat dhe t’u jepet mundësia të luajnë në të gjitha nivelet”, ka thënë Barrett-Wild.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu