‘Flakë’ e re për Mbappe? Revista e njohur zbulon lidhjen e yllit të PSG me bukuroshen izraelite

0
‘Flakë’ e re për Mbappe? Revista e njohur zbulon lidhjen e yllit të PSG me bukuroshen izraelite
Gjigandi

A e ka gjetur dashurinë Kylian Mbappé? Sipas revistës së njohur izraelite “Pnai Plus”, ylli francez i Paris Saint-Germain ka nisur një lidhje me Aviv Sarah Meiri, studenten 29-vjeçare.

Të dy nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe nuk janë përjetësuar asnjëherë bashkë me ndonjë foto apo video, por thashethemet çmenden dhe disa detaje sugjerojnë se mes tyre mund të ketë vërtet diçka.

Vajza, siç shihet edhe nga fotot e postuara në profilin e saj në Instagram, ditët e fundit ndodhet në Paris dhe nuk ka kaluar pa u vënë re një imazh i saj, veshur me uniformë të skuadrës së kryeqytetit francez. A mund të jetë ky një tregues i frekuentimit të tyre?

E ardhmja e tij si futbollist

RonaTyra

Nëpërmjet “Le Parisien” dalin informacione të tjera mbi propozimin më të fundit të bujshëm të rinovimit, të bërë nga PSG për Kylian Mbappé, pas takimit të ditëve të fundit mes nënës së tij, presidentit Al Khelaifi dhe Emirit të Katarit në Doha.

Klubi parizien synon të lidhë një kontratë 2+1 vjeçare me yllin e futbollit francez, kampion bote më 2018, me një pagë 50 milionë euro fikse. Përveç kësaj, 23-vjeçari do të përfitonte edhe një “bonus besnikërie” prej 100 milionë eurosh, që do t’i jepej gjatë kohëzgjatjes së kontratës së re.

Nëse ai i thotë “jo” Real Madridit dhe qëndron te PSG për 3 vite të tjera, atëherë Mbappe mund të arkëtojë 250 milionë euro të tjera në kryeqytetin francez. Po sipas gazetës franceze në fjalë del në pah një tjetër detaj, që mund të ndryshojë ekuilibrin: lojtari ka pranuar dëshirën për ta udhëhequr PSG-në drejt fitores në Ligën e parë të Kampionëve në histori. Sidoqoftë, për ta bërë këtë do të donte garanci absolute nga klubi.

Kjo nënkupton që në verë të vihen në vendin e duhur gjërat e duhura, si në ekip, ashtu edhe në sektorin drejtues. Më tej duhet kujtuar se, sipas “RMC Sport”, ditët e ardhshme ka edhe një takim mes nënës së lojtarit dhe Real Madridit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu