Sulmuesi shqiptar, Enis Bardhi përkundër se shënoi për Levanten nuk i mjaftoi për rezultat të favorshëm.
Levante si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Athletic Bilbao, në takimin e javës së 36-të të Kampionatit spanjoll.
Futbollisti Garcia shënon dy herë, më minutën e 4-të dhe në atë të 45+1, për 0:2, ndërsa Bardhi nga afërsia ngushtoi humbjen në 1:2 në minutën e 71-të.
Bardhi u zëvendësua në minutën e 73-të.
Bilbao renditet në vend të shtatë me 51 pikë, ka 8 me shumë se Levante që është i 12-ti.